Rreth Nesh

Ne jemi te apasionuar per ate qe bejme...

Historiku

Farma Net Albania është themeluar në korrik të vitit 2009 nga një grup biznesmenësh vendas. Me dëshirën për të pasqyruar suksesin e bizneseve dhe aktiviteteve të mëparshme, ata vendosën të ishin të pranishëm dhe të suksesshëm edhe në sektorin farmaceutik.

Dhe në vazhdimësi kjo në fakt po pasqyrohet dhe në sektorë të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Emri “FARMA NET Albania” fillimisht lindi nga ideja e krijimit të një rrjeti farmaceutik të besueshëm në tregun shqiptar. Në një treg ku një shërbim i tillë ofrohej kryesisht në formën e bizneseve të vogla, familjare ku thjesht ofrohej shitja me pakice e barnave, ky rrjet farmaceutik solli vërtet një risi.

Rrjeti i farmacive solli një risi jo vetëm në strukturë, paraqitje dhe organizim, por edhe në figurën e farmacistit, duke ofruar produkte farmaceutike të çertifikuara, çmime të arsyeshme, shërbim cilësor dhe këshilla të vlefshme për shëndetin.

Farma Net Albania – një rrjet farmaceutik, gjithmonë pranë klientëve.

Lindja e idesë për krijimin e biznesit

Ideja e krijimit të biznesit lindi nga një prej themeluesve Z.Sokol Topçiu, i cili u frymëzua nga standartet dhe shërbimi profesional në farmacitë jashtë vendit.

Dëshira për tu kujdesur për shëndetin në mënyrë optimale, për të ofruar edhe për klientët shqiptarë një shërbim profesional, të unifikuar, farmacistë që këshillojnë dhe promovojnë shëndetin, e shtyu biznesmenin të ngrinte një rrjet farmaceutik, i cili do të respektonte dhe implementonte këto standarte shërbimi, produktesh dhe imazh unik.

Image

Misioni

Ngritja e nje rrjeti farmaceutik te besueshem me produkte farmaceutike te certifikuara, sherbime sipas standarteve, i ofruar nga farmaciste te kualifikuar qe keshillojne dhe promovojne shendetin, duke vene ne fokus mireqenien dhe kujdesin e klientit.

Vizioni

Te krijojme rrjetin farmaceutik me te madh ne Shqiperi duke ofruar sherbime dhe produkte ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise dhe te arrijme qe 40% e xhiros te rrjetit te jete nga portofoli i produkteve te importuara dhe te shperndara nga Farma Net Albania.

Aktualisht, aktiviteti i kompanisë përfshin:

Që prej fillimit të saj, në harkun kohor të 10 viteve, kompania eshte zhvilluar dhe ka zgjeruar dukshëm aktivitetin dhe strukturën e saj.

Aktualisht, aktiviteti i kompanisë përfshin:

  1. Importues dhe shpërndarës farmaceutik per barna qe jepen me recete – si përfaqësues dhe distributor ekskluziv për disa kompani prodhuese të njohura dhe prezente në disa vende të Bashkimit Europian, të cilat ndjekin të gjitha standardet ndërkombëtare të kërkuara për prodhimin e produkteve me cilësi të lartë dhe në përputhje me GMP.
  2. Importues dhe shpërndarës për produkte OTC, suplemente ushqimore, dermokozmetike – duke ofruar dhe luajtur një rol të rëndësishëm në këshillim dhe promovim të një stili jetese dhe kujdesi shëndetësor parandalues;
  3. Importues dhe shpërndarës për materiale mjekësore të konsumit për rrjetin e hapur të farmacive, pajisje dhe materiale konsumi për spitale dhe klinika, pajisje dhe materiale dentare, pajisje laboratorike; pajisje diagnostikuese për spitale; për kujdesin e pacientit/spital/shtëpi etj…
  4. Kujdesi shëndetësor në shtëpi – Prej disa muajsh, fokusi i kompanisë është ndihma dhe krijimi i kushteve/pajisjeve të nevojshme për të lehtësuar kujdesin shëndetësor në shtëpi për vetë personat apo familjarët, në rastet e të sëmurëve kronikë, me aftësi të kufizuara lëvizjeje etj...

Krahas pajisjeve dhe materialeve të nevojshme (karroca, krevatë, paterica, mjete ndihmëse për lëvizje, pastrim, dezinfektim, mjekime plagësh) etj…, më e rëndësishmja në këtë aktivitet është

Oksigjenoterapia në shtëpi – furnizim dhe shërbim (montim, trajnim, këshillim) për të gjithë rastet ku rekomandohet terapia me oksigjen (me oksigjenoratorë ose bombol oksigjeni)

  1. Rrjeti i farmacive. Aktualisht ky rrjet përbëhet nga 10 farmaci të lokalizuara në pikat kyçe të Tiranës, numër i cili do të shtohet së shpejti për të arritur target e kompanisë dhe për ta bërë FarmaNet të pranishëm pothuajse në cdo lagje të Tiranës – gjithmonë sa më pranë klientit.

Kompania është strukturuar dhe funksionon në departamente të veçanta, me një staf total prej 60 personash: Rrjeti i farmacive; Departamenti i Marketingut dhe SM; Departamenti i Financës; Departamenti i Zhvillimit, Cështjeve Rregullatore, Administrimit të zyrës, Burimeve njerëzore, Prokurimeve; Depo primare dhe sekondare.

Sherbime Rregullatore

Ne angazhohemi intensivisht në një proces të tërë të regjistrimit të barit  në Shqipëri në emër të partnerëve tanë ndërkombëtarë, nga momenti i përpilimit të dosjeve deri në marrjen e Autorizimit per Marketing, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë dhe autoritetet përgjegjëse në vendin tonë; Përveç kësaj, bazuar në strukturën tonë të brendshme organizative dhe në bashkëpunim të ngushtë me profesionistet, ne kryejmë të gjitha aktivitetet e duhura A & P për të promovuar produktet tona në tregun farmaceutik.

Roli jone ne shendetesine lokale

Në veçanti, ne jemi shumë të përfshirë në negociatat në lidhje me barnat për përdorim spitalor ose ato të përfshira në listën e rimbursimeve.

Rrjeti farmaceutik

Përveç të qenit një importues / shpërndarës, ne gjithashtu kemi rrjetin tonë të farmacive, te perbere nga 8 Farmaci te shperndara ne territor.

Portofoli i produkteve

Portofoli i tanishëm i produkteve tona për tregun e hapur mbulon fusha të ndryshme terapeutike si antibiotikë, gastrologji, neurologji, dermatologji, hematologji, pediatri etj.

Ndërsa spektri i barnave për përdorim spitalor është kryesisht i fokusuar në gjinekologji, anestezi, kimioterapinë etj.

Departamentet dhe struktura organizative

Aktualisht skuadra Farmanet perbehet nga 60 punonjës, të organizuar në disa departamente të tilla si: Departamenti i Zhvillimit, Dep. Rregullator, Marketingu dhe Shitjet (7 përfaqësues mjekësorë dhe 6 agjentë shitjeje) ,Departamentin e Magazinimit dhe Shperndarjes (Depo), Departamenti i Pajisjeve Mjekësore, Rrjeti i Farmacive.

Image

Produktet tona

Produktet farmaceutike qe tregton Farma Net Albania merren direkt nga prodhuesi ose nga përfaqësitë ligjore të prodhuesëve në Shqipëri dhe jashtë saj. Keto produkte janë të një cilësie të lartë, me standarte nderkombetare, të tregtuara për një kohë të gjatë në tregun Europian dhe atë Amerikan. 

Partneret tane

Client 1
Client 2
Client 3
Client 4
Client 5
Client 6
Client 7
Client 8
Client 9
Client 10
Client 11
Client 12

© 2019 . All Right Reserved. Farma Net Albania ®  | 

Design & Development by B2B SERVICE

Press enter to search

Inspiring Better Health

Farma Net Albania, gjithmone te perkushtuar per te ofruar produkte dhe sherbime sa me cilesore, me nje game te gjere te produkteve farmaceutike dhe perfaqesi e shume brandeve te njohura.

 (+355) 44504724
info@farma-net.com
Rr. "Siri KOdra", Nr. 8/660,
Kat 1, Tirana, Albania

Oraret e farmacive tona

E Hene - E Diel
8:00 to 00:00

Qendro ne kontakt